Diplomohen studentët e gjeneratës së V-të që studiojnë në Beograd.

11779920_10153095460492309_7893810743612185938_o Me datën 24 Korrik të ketij viti studentët që fituan të drejtën e studimit në Universitetin e Beogradit përmes angazhimit të shoqatës “Moraça-Rozafa” morën diplomat e gjuhës serbe sipas niveleve. Grupi i studentëve nga Shqiperia i përbërë nga 8 vetë studion ne Beograd në kuadër të projektit të Ministrise së Arsimit të R.Sërbise “Sërbia për serbët në rajon”. Ky projekt ka pese vite që aplikohet dhe shpresojmë që të vazhdojë edhe në të ardhmen pasi eshtë një mundësi e mirë për të gjithe pjestarët e pakicës serbomalazeze për tu shkolluar në një nga universitetet e Beogradit me bursë nga shteti serb.

Çertifikatat e gjuhës serbe sipas niveleve i moren shtate studente, ku dy prej tyre arritën nivelin më të lartë B2 me rezultat të lartë pikësh. Ceremonia e ndarjes së çertifikatave u mbajt në ambientet e universitetit filologjik ku të pranishëm ishin ministri i Arsimit të R.Serbisë, dekani i fakultetit filologjik të Beogradit si dhe ambasadorët e vendeve që jane të perfshirë në këtë projekt. Nga Shqiperia nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues.

Mbas mbajtjes së ceremonisë u organizua një dreke solemne për të gjithë të ftuarit dhe studentët.


Në Novi Sad u mbajt konferenca “Dialogu Ballkanik 2015”

Në qytetin DSC_5306e Novi Sadit, ne hotelin “Park” nga data 18 deri me 20 Qershor 2015 u mbajt konferenca “Dialogu Ballkanik 2015”. Organizator i ketij evenimenti ishte fondi rus për përkrahjen e diplomacisë publike “Gorçakov”.

Te pranishmit i pershendeti ambasadorit i Federates Ruse ne Serbi z.Aleksandar Çepurin.

Konferenca shkencore-praktike “Dialogu Ballkanik eshte realizuar ne formën e platformes diskutuese.

Në konferencë morën pjesë përfaqesues nga 15 shtete, dhe “Dialogu Balkanik”  mblodhi më shumë se 80 pjesëmarres nga vendet e rajonit te Ballkanit. Nga Shqiperia, në ketë konference mori pjese kryetari i shoqates se pakices serbo-malazeze ne Shqiperi “Moraça-Rozafa” z.Pavlo Jakoja-Brajoviq i cili drejtoi punimet ne sesionin e trete të konferencës, ndërsa ne sesionin e pare mbajti fjalimin me teme “Pozita e popullsisë serbe në Shqiperi”.


Mbremje kulturore me poetin e madh Matija BEQKOVIQ

SAM_3897Në kuadër të projektit “Ditet e kulturës serbe” shoqata “Moraça-Rozafa” me daten 3 Qershor organizoi nje mbremje  kulturore e artistike ku i pranishëm ishte edhe poeti i madh serb Matija Beqkoviq.

Në këtë manifestim kulturor krahas poetit te mirënjohur moren pjesë shume te ftuar dhe personalitete. I pranishem ishte edhe ambasadori i R.Serbise ne Tirane z.Miroljub Zariq i shoqeruar nga keshilltaret J.Gjorgjeviq dhe M.Mitroviq, poeti i njohur malazes Budimir Dubak, perfaqesuesi i Kancelarise se Diaspores dr.Simon Gjuretiq, kryetari i keshillit popullor serb ne Mal te Zi dr.Momçillo Vuksanoviq si dhe simpatizante dhe aktiviste te shoqatës.

Mbremjen e hapi kryetari i shoqates z.Pavlo Jakoja-Brajoviq.Për aktivitetin letrar te poetit M.Beqkoviq foli poeti malazes Budimir Dubak. Më pas poeti recitoi disa prej vargjeve te zgjedhura te cilat merituan duartokitjet e te pranishemve ne sallë.

Me këtë rast Ministria e kulturës e R.Serbisë ne bashkpunim me Këshillin Popullor në Mal të Zi, nderoi disa nga anëtarët më të shquar të shoqatës me pllakatë mirënjohje dhe simbolin e artë me motivacionin: “Per punë të devotshme dhe vetëmohuese në ruajtjen e gjuhës serbe dhe identitetit nacional në Shqipëri

Në fund të aktivitetit për të ftuarit u shtrua nje koktel i cili kaloi ne nje atmosfere te ngrohtë e miqësore.


Festohet dita e Trinisë së Shenjtë në kishën e Vrakës.

Të dielën me 31 IMG_1984Maj në kishën e Vrakës u festua dita e Trinisë së Shenjtë. Besimtarë të shumtë nga qyteti i Shkodrës fshatrat e Vrakës si dhe nga Mali i Zi u mblodhen ne kishën e Vrakës ku dhe u mbajt liturgjia e shenjtë.

Në kete ceremoni fetare mori pjesë kryetari i shoqatës “Moraça-Rozafa” Pavlo Jakoja-Brajoviq, kryetari i shoqatës “Jovan Vladimir” Simo Ajkoviq  si dhe konsulli serb në Tiranë z.Millutin Mitroviq.

Në fund të ceremonise kishtare për fëmijet u shpërndanë libra dhe dhurata.

IMG_1987


Takim me Kryeministrin e Republikës së Serbisë, z. Aleksandër Vuçiq në Tiranë

Picture 033Me rastin e vizitës të djeshme historike në Shqipëri, më dt. 27.Maj 2015, krahas takimeve të rëndësishme me perfaqësuesit më të lartë të Republikës së Shqipërisë, Kryeministri i Republikës së Serbisë z. Aleksandër Vuçiq pati një takim në mjediset e Ambasadës së Republikës së Serbisë me përfaqësuesit e shoqatave të pakicës Serbo-Malazeze në Shqipëri.
Gjatë bisedës së përzemërt Kryeministri i Republikës së Serbisë i falenderoi përfaqësuesit e shoqatave tona për punën për ruajtjen e identitetit kombëtar të popullit serb në Shqipëri dhe shprehu gatishmërinë e plotë që Republika e Serbisë të kontribuojë për këtë qëllim si nëpërmjet përmirësimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore me Republikën e Shqipërisë, me anë të procesit të paqes nacionale, si dhe nëpërmjet çdo mënyre tjetër të mundshme ndihme për nevojat dhe aktivitetet të cilat organizojnë organizatat tona.
Kryetari i shoqatës së pakicës kombëtare Serbo-Malazeze ”Moraça-Rozafa” z.Pavlo Jakoja Brajoviq midis të tjerash theksoi rëndësinë e veçantë të cilën përfaqëson vizita e Kryeministrit të Republikës së Serbisë në Shqipëri për afirmimin e të drejtave dhe lirive tona, sensibilizimin e opinionit publik në Shqipëri për egzistencën e pakicës sonë si dhe për përfitimin e një vëmendjeje më të madhe për zgjidhjen dhe advokacinë e të drejtave dhe lirive të pakicës sonë në Shqipëri. Ai e informoi Kryeministrin e Republikës së Serbisë të cilat shoqata realizon, e falenderoi për ndihmën dhe mbështetjen që Qeveria e Serbisë jep nëpëmjet ministrive dhe institucioneve të saja. Midis të tjerash, ai e informoi z. Vuçiq për problematikat me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e minoritetit tonë, nga mungesa e shkollimit dhe mediave në gjuhën serbe, mungesën e financimit të projekteve në fushën e mbrojtjes së kulturës dhe promovimit të vlerave kombëtare si dhe mungesën e përfaqësueshmërisë në organet e pushtetit qëndror dhe lokal. Ai përshëndeti dakortësinë e arritur për hartimin e propozimit të përbashkët nga grupi ndërinstitucional i punës për rishikimin e politikave për pakicat në Shqipëri për miratimin e një ligji kuadër për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare, i cili do të jetë instrument me të cilin do të shtrohet rruga për rregullimin ligjor të të drejtave dhe lirive të pakicave në Shqipëri. Krahas kësaj ai theksoi dhe pritshmërinë e pjesëtarëve të pakicës sonë për lehtësimin e procedurës për marrjen e shtetësisë serbe si dhe kërkoi ndihmë për hapjen e Shtëpisë Serbe në Shkodër, në formën e një objekti multifunksional i cili do të shërbejë për organizimin e aktiviteteve mësimore, kulturore dhe aktiviteteve të cilat do të kenë për qëllim çuarjen përpara të bashkëpunimit ekonomik të rajonit të Shkodrës me Republikën e Serbisë.
Kryetari i shoqatës së Serbëve “ Jedinstvo” z. Eqerem Duleviq në fjalën e tij e informoi z. Vuçiq se së fundmi është siguruar dhe leja e ndërtimit për Qendrën Arsimore, Kulturore dhe Ekonomike si dhe të selisë së kësaj Shoqate në fshatin Rreth Libofshë nga ana e ministrisë kompetente të Republikës së Shqipërisë dhe shfrytëzoi rastin që në emër të pjesëtarëve të popullit serb në Fier të shprehi falenderimet për ndihmën e dhënë deri tani për këtë qëllim. Ai theksoi se është e rëndësishme që kurset e gjuhës serbe të vazhdojnë dhe kërkoi që Kryeministri Vuçiq të influencojë që në të ardhmen nëpëmjet kontakteve me përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar të sigurohet funksionimi i tyre i papenguar duke siguruar kuadrin mësimor dhe kushtet e tjera për mësimdhënie.
Kryetari i Shoqatës ortodokse “ Shën Jovan Vladimir” i drejtoi urimet e rasti z. Vuçiq për realizimin e suksesshëm të vizitës së tij, dhe drejtoi lutjen që Republika e Serbisë të sigurojë ndihmë konkrete dhe financimin e aktiviteteve të përditshme, funksionimit operativ të shoqatës dhe projekteve të cilat kanë të bëjnë me ruajtjen e identitetit fetar, organizimin e ekskursioneve për fëmijë e të rritur në vendet kulturore, natyrore dhe fetare të Serbisë, që njerëzve tanë ti ofrohet kujdes shëndetësor, mjekim dhe rehabilitim në institucionet shëndetësore të Republikës së Serbisë për sëmundje specifike dhe raste urgjente.
Kryeministri i Republikës së Serbisë, z. Aleksandër Vuçiq falenderoi përfaqësuesit e pakicës sonë dhe dha garanci së Qeveria e Republikës së Serbisë do të japë të gjithë ndihmën e nevojshme për zgjidhjen e problematikave.
Në takim morën pjesë dhe Zv. Kryeministri i Republikës së Serbisë, znj. Zorana Mihajloviq dhe Ambasadori i Republikës së Serbisë, z. Miroljub Zariq.

Picture 031 Picture 034 Picture 036


Aktivitet kulturor.

photo (6)Në kuadër të aktiviteteve kulturoro-artistike shoqata Moraça-Rozafa në bashkpunim me shoqaten “Safari klub” nga qyteti i Nishit organizuan shfaqjen e  filmit dokumentar me titull “Gjurmët e ushtrisë serbe në Luften e Madhe”. Me këtë rast u mbajt edhe ekspozita e fotografive me të njëjten temë.

Në këtë aktivitet ishin të pranishem përfaqësuesit nga shoqata “Safari klub” e qytetit të Nishit Goran Stankoviq Irena Guganoviq dhe Radosh Milosheviq si dhe pjestarë dhe aktiviste të shoqatës Moraça-Rozafa.

Në emër të kryetarit të shoqatës Moraça-Rozafa, të ftuarit i përshendeti anëtari i kryesisë z.Artur Popaj-Popoviq. Në fund të aktivitetit, për të pranishmit u organizua koktej.

photo (7)photo (4)photo (5)


Takim me ministrin e policise së R.Serbisë z.Nebojsha Stefanoviq.

615924_stefanovic-albanija_fMe datën 19.05.2015, përfaqesuesit e pakicës serbomalazeze në Shqiperi në perbërje të së cilës ishte edhe kryetari i shoqatës Moraça-Rozafa z.Pavlo Jakoja-Brajoviq, u takuan me ministrin e punëve të brëndshme të R.Serbisë z.Nebojsha Stefanoviq.Takimi u mbajt në selinë e ambasadës së R.Serbisë në Tiranë, në prani te ambasadorit serb z.Miroljub Zariq.

Ministri u shpreh se në ditet dhe muajt në vazhdim, dialogu intensiv ndërmjet dy shteteve do të sjellë permirësim të pozitës së kësaj pakice në Shqiperi. “Duhet nje aktivizim më i fuqishem i shtetit serb në bashkpunim me shtetin shqiptar në kuptim të respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare, për të cilën Serbia punon intensivisht në territorin e saj” – theksoi z.Stefanoviq në Tirane.

Ministri i policise bisedoi me perfaqesuesit e pakicës serbomalazeze për përmirësimin e pozitës në realizimin e të drejtave më të mëdha në shkollim, gjuhë dhe promovim të kulturës serbe, të cilat mund të organizohen në Shqiperi.

Z.Stefanoviq, gjithashtu bisedoi edhe mbi mundesinë e paisjes së pjestarëve të komunitetit serbomalazez me dokumenta dhe pasaportë të R.Serbisë për të gjithë ata që dëshirojnë një gjë të tillë konform ligjeve te shtetit serb.


Takim me këshilltarin e lartë të Ministrisë së Kulturës të R.Serbisë

Nga takimi me z.VeskoviqMe datën 26 Prill, delegacioni i shoqatës se pakicës serbo-malazeze “Moraça-Rozafa” i kyesuar nga kryetari i saj z.Pavlo Jakoja-Brajoviq pati nje takim me këshilltarin e lartë te Ministrisë së Kultures të R.Serbisë z. Mlladen Veskoviq. Takimi u organizua në selinë e ambasadës së R.Serbisë në Tiranë dhe i pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori serb z.Miroljub Zariq.

Kryefjala e takimit ishte ruajtja e identitetit kombëtar përmes mësimit të gjuhës si mjet i fuqishëm komunikimi në parandalimin e asimilimit. Gjithashtu u fol, edhe për realizimin e projekteve kulturore që kjo Ministri do të akordojë në favor te shoqatës dhe që do të zbatohen në një të ardhme të afërt. Delegacioni i shoqatës falenderoi keshilltarin e lartë dhe stafin e ambasadës për bashkpunimin e suksesshëm me Ministrine e Kulturës gjatë këtyre viteve, si dhe shprehën gatishmerinë për nje bashkpunim të mëtejshëm në të gjitha fushat me interes të përbashket.

 Foto nga takimi.
photo 3
photo (2)


Organizohet Dita e kulturës serbe në Shkodër. Koncerti i orkestrës së RTS në kinema “Millenium”

Në kuadër të ditës së kultures serbe në Shkodër me datën 5 prill shoqata “Moraça-Rozafa” në bashkpunim me zyren e dijaspores së Republikes së Serbisë ne kinema Millenium organizoi nje aktivitet artistik me artistë nga Serbia. Aktiviteti u drejtua nga moderatori i njohur i radiotelevizionit të Beogradit Zhivorad Nikoliq i cili udheheq emisionin e përjavshem “Zhikina sharenica”. Në ketë promocion te rëndesishem të kulturës serbe, për herë të parë në Shqiperi u mbajt një koncert me këngëtare të njohur të muzikës popullore serbe nën shoqërimin e orkestrës se madhe të radiotelevizionit të Beogradit të drejtuar nga fizarmoniçisti virtuoz Branimir Gjokiq. Krahas tij morën pjesë kengetarët Jasna Gjokiq, Milloje Bubanja, Snezhana Babiq dhe mjeshtri i madh i kengës “sevdalinke” Nedeljko Bilkiq. Aktivitetitin e përshëndetën z.Simon Gjuretiq në cilësinë e përfaqesuesit te R.Serbise dhe kryetari i shoqatës “Moraça-Rozafa” z.Pavlo Jakoja-Brajoviq.

Si rrallë herë salla e kinema ”Millenium” ishte e mbushur plot dhe te ftuarit kenduan se bashku me kengëtaret kenge te njohura nga repertoari i tyre. Koncerti nisi me një kollo tradicionale dhe pasoi me interpretimet e këngëtarëve Zdravko Petkovic Jasna Gjokiq dhe Milloje Bubanja.Nuk mund te harrohen çastet kur në skëne del këngetarja Snezhana Babiq-Sneki e cila me interpretimin e kenges “odakle si sele”dhe me finesen saj elektrizon sallën duke marrë duartrokitje te zjarrta. Por çasti me kulminant i ketij koncerti të paharruar mbetet ai,  kur në skenë del veterani i muzikës popullore Nedeljko Bilkiq dhe me interpretimin e tij brilant e bën publikun te këndoje kënget e mirenjohura si “most do zaviçaja” , “snijeg pade na behar na voce” etj apo hitin e madh “ima jedna kërçma u pllanini.
Në fund të koncertit kengëtari Zdravko Petkoviq këndoi këngën e njohur “tamo daleko” e cila dhuroi emocion të madh tek publiku.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ambasadori i R.Serbisë në Tiranë z.Miroljub Zariq sebashku me bashkëunëtorët.

 


Dita e kulturës serbe në Shkodër

Në selinë e shoqatës “Moraça-Rozafa” u promovua libri me i ri i akademikut
Kapllan RESULI – BUROVIQ.

Promovohet libri i akademikut Kapllan Resuli-Burovic me titull “Skadar-Shkodra”

Në vazhdën e aktivitetve të dites së kulturës serbe në Shkodër me datën 4 prill në ambientet e shoqatës “Moraça-Rozafa” u bë ceremonia e promovimit të librit të akademikut Kapllan Resuli-Buroviq me titull “Skadar-Shkodra”.

Në këtë promocion moren pjesë aktivistë të shoqatës, miq, të ftuar nga Serbia dhe Mali i Zi si dhe përfaqësues nga ambasada e R.Serbisë në Tiranë.

Fjalen e hapjes e pati kryetari i shoqates z.Pavllo Jakoja i cili përshëndeti te gjthë të pranishmit dhe  shprehu angazhimin e tij dhe të shoqates në organizimin dhe mbajtjen e aktiviteteve te kësaj natyre të cilat ndihmojnë në ruajtjen e gjuhes dhe forcimin e identitetit.

Në pamundësi për të qënë i pranishem për arsye shëndetesore, ne vend te autorit, rreth përmbajtjes së librit foli historiani nga Beogradi dr.Simon Gjuretiq. Gjithashtu për te folur rreth librit referoi edhe shkrimtari dhe poeti nga Mali i Zi Budimir Dubak.

Nuk munguan recitime dhe pjese te tjera artistike nga veprat e akademikut Kapllan Resuli.

Me ketë rast kryesia e shoqatës me vendim unanim i akordoi titullin “Nderi i Shoqatës” kryetarit të parë të saj z.Millan Brajoviq, pas vdekjes.

Ne fund të ceremonisë,u dhuruan disa kopje librash dhe për të gjithë të ftuarit u shtrua një koktej i cili kaloi në një atmosferë festive.