Organizohet ceremonia e festimit të ditës së shën Savës ne Shkodër.

Image-1Të dielën me datën 31 Janar nga pjestarët e komunitetit serbo-malazez në Shkodër u festua dita e shën Savës. Ceremonia  u organizua nën kujdesin e shoqatës se pakices serbo-malazeze Moraca-Rozafa ne bashkepunim me Mitropoline  e Malit te Zi si  dhe me mbeshtetjen e ambasadës së Republikes se Serbisë ne Tiranë.

Ceremonia e festimit nisi me mbajtjen e liturgjise së shenjtë në kishën e shën Trinisë në Vrakë nga vetë Mitropoliti Amfilohije Radoviq  dhe e gjithë trupa e prifterinjve e cila e shoqeronte. Gjithashtu te pranishem në liturgjine e shenjtë ishin at Radomir Nikceviq si dhe prifti i shkodres at Nikolla Petani. Pas liturgjise se shenjte dhe fjales pershendetese qe mbajti mitropoliti te pranishmit ne liturgji i ka pershendetur kryetari i shoqates fetare Shen Jovan Vladimir Simo Hajkoja dhe pas tij kryetari i shoqates Moraca-Rozafa Pavlo Jakoja i cili ftoi te gjithe te pranishmit te marrin pjese ne aktivitetin artistik te organizuar nga femijet e kursit te gjuhes serbe te udhehequr nga mësuesi i gjuhes serbe Svetozar Cirakovic.

Perpara hapjes se aktiviteti mitropoliti  preu buken e shenjte dhe u dha bekimin te gjithe femijeve dhe te pranishmeve. Aktiviteti artistik u hap nen tingujt e himnit te Shen Saves  dhe me pas fjalen pershendetese e mbajti kryetari i shoqates serbo-malazeze Pavlo Jakoja i cili uroi  te gjithëve mirëseardhjen. Pas tij fjalen e mori prof dr Budimir Aleksic i cili pershkroi figuren e shenjtit Sava dhe theksoi rendesine e tij ne historine e popullit serb. Aktiviteti vazhdoi me recitime e valle kushtuar shën Savës. Ne aktivitetin artistik moren pjese kori Shen Sava nga Hercegnovi femijet e shkolles Sveti Sava nga Hercegnovi si dhe grupi Classic sounds nga Shkodra i cili performoi ne bashkepunim me kengetarin Nimet Lekiq. Ne fund te aktivitetit mitropoliti shperndau dhurata per kreret e shoqatave perfshire ketu dhe kryetarin e shoqates se serbeve te fierit Eqerem Duleviq profesorin e gjuhes serbe Svetozar Qirakovic si dhe per te gjithe te pranishmit. Pas shfaqjes shoqata Moraca-Rozafa per te gjithe te ftuarit shtroi nje koktej.

Dhe ne fund aktiviteti u mbyll me shtrimin e nje dreke ceremoniale ku i prinishem ishte edhe trupi diplomatik i ambasades se R.Serbise ne Tirane. Dreka kakoi ne nje atmosfere vllazerore.

 

 


PROF. DR. KAPLLAN BUROVIQ VLERESOHET PER HERE TE DYTE ME ÇMIM NE RUSI

k.rNga instituti kulturoro-historik KURORA SERBE dhe per krijimtarine e tij publicistike letrare dhe shkencore me te cilen ka kontribuar shume per çeshtjen e Kosoves dhe Metohise per ndriçimin dhe triumfin e te vertetes shkencore akademikut prof.Dr.Kapllan Buroviqit i jane akorduar para disa vitesh çmimet KURORA E SERBISE si dhe deshmite Kaloresi Serb dhe Luftetari i shenjte.

Shoqeria shkencore serbe nga Nishi vitin e kaluar me rastin e promovimit atje te librit te tij SKADAR-SHKODRA i ka akorduar atij medaljen e arte VULA E NISHIT e shek.III.

Vitin e kaluar nga Rusija i ka ardhur medalja e arte GJERDANI GJITHESLLOVEN. Para pak ditesh, akademikut prof.dr.Kapllan Buroviqit i vjen nga Rusija edhe çmimi i dyte deshmia  ALEKSANDAR NEVSKI me motivacionin: ne emer te bashkimit kulturoro-historik te popullit rus dhe serb ne fushen shpirterore te harmonise dhe vellazerimit.

Deshmine e ka firmosur vet atamani i kozakeve, koloneli Voislav Vidakoviq. I entuziasmuar dhe dukshem i prekur thelle ne zemer nga ky vleresim i larte nga vellezerit rus megjithese tashme po mbush 82 vjeç syte e tij u perloten. Ashtu i perlotur sikur te ishte para vet Aleksander Nevskit dhe te gjithe brezave paraardhes te popullit rus para hapesires se pamate te atdheut gjitheslloven dhe inspirimit gjitheslloven dhe ne pergjithesi te te gjithe inspirimeve me humane dhe shpirterore aspiratave dhe arritjeve ai tha ne gjuhen ruse: pershendetje dhe shume-shume faleminderit vellezerve rus vellazerimit dhe harmonise.

Akademiku prof. Dr. Kapllan Buroviq megjithese kete vit ka kaluar nje semundje te veshtire akoma eshte i forte. Ai vazhdon te punoj dhe te shkruaj pa u lodhur duke mos pyetur per vitet.

Gjuro M.MILEKIQ, shkrimtar

Svetllana KAPETANOVIQ, gazetare

Aleksa MUZAKA, gazetar


“Serbet ne Rajon”- Pozicioni dhe perspektivat.

SAM_0614Nga data 29 Nentor deri me 2 Dhjetor 2015 me iniciative te Keshillit Nacional Serb te Malit te Zi u mbаjt ne Podgorice konferenca me titull -Serbet ne Rajon- Pozicioni dhe perspektivat.

Ne conference moren pjese perfaqesues te serbeve nga Shqiperia Hungaria Republika Serbe  Kroacia Slovenia dhe Mali i Zi. Punimet e konferences i hapi dr. Momçillo Vuksanoviq i cili u uroi mireserdhjen te pranishmeve.

Nga Shqiperia ne kete Konference moren pjese perfaqesues te shoqates se pakicave kombetare serbo-malazeze Moraça-Rozafa  nen kryesimin e kryetarit te kesaj shoqate z.Pavlo Jakoja-Brajoviq i cili  ne emer te delegacionit pershendeti pjesemarresit e konferences dhe foli mbi gjendjen e pakices kombetare serbo-malazeze ne Shqiperi kunder te tjera evidentoi problemet kryesore dhe kujtoi kerkesat drejtuara qeveritareve shqipetar ne kuader te pergatitjes te miratimit, nga ana e tyre te ligjit per pakicat kombetare z.Pavlo Jakoja-Brajoviq kujtoi edhe disa aktivitete te suksesshme kulturore artistike te organizuara nga shoqata Moraça-Rozafa ne kuader te projektit Srpski Centar u Albaniji, por edhe ne ate qe kete vit per here te pare nuk kemi arritur qe te dergojme studente me studime ne Serbi.


Përkujtohet 100-vjetori i rënies së ushtarëve serbë gjatë Luftës së parë Botërore në Shqipëri.

IMG_3761Me rastin e njëqind vjetorit të Luftës së parë botërore një delegacion i zgjeruar i shoqatës Moraça-Rozafa, shoqatës Shën Jovan Vladimiri nga Shkodra në bashkëpunim me ambasadën e R.Serbisë në Tiranë bënë homazhe pranë varrezës së përbashkët të ushtarëve serbë të rënë gjatë kësaj lufte në teritorin shqiptar. Në këte përkujtimore mori pjesë edhe delegacioni i shoqatës serbe Jedinstvo nga qyteti i Fierit

Në emër të shoqatës Moraça-Rozafa kurorat me lule i vendosen kryetari z.Pavlo Brajoviq dhe sekretari Loreta Ajkoviq, ndersa në emër të shoqatës Shën Jovan Vladimir homazhet u bëne nga kryetari i kesaj shoqate z.Simo Ajkoviq. Në emër të ambasadës së R.Serbisë buqetat me lule u vendosën nga zëvendës ambasadori z.Jugoslav Djordjeviq me bashkpunëtorët.

Kjo ceremoni përkujtimore është bërë traditë dhe shërben si moment reflektimi për çdo pjestar me origjinë serbe për ruajtjen e përkatësisë dhe identitetit kombëtar.


Grupi artistik “kosovski bozhuri” nga Herceg Novi jep shfaqje në kinema “Millenium”.

skadar_rodjenje_bogorodice_2015Të shtunën me datën 19 shtator, me rastin e ditës së Zojës së Vogël shoqata e pakicës serbo-malazeze “Moraça-Rozafa” dhe shoqata Shën “Jovan Vladimiri” në bashkëpunim me Mitropoline e Malit të Zi, në kinema Millenium organizua shfaqjen artistike me kënge e recitime nga grupi artistik “Kosovski bozhuri”.

Shfaqja ishte ideuar si recital me pjesë të zgjedhura nga repertori i grupit. Një vemendje të veçantë publiku i rezervoi lahutares së talentuar Bojana Pekoviq e cila me interpretimin e saj i dhuroi emocione sallës.

Në këtë aktivitet morën pjesë anëtaret dhe aktivistët e shoqatës “Moraça-Rozafa” të kryesuar nga kryetari i saj z.Pavlo Jakoja-Brajoviq si dhe të ftuar të tjerë.

Shfaqjen e nderoi me praninë e vet edhe edhe ambasadori i R.Serbisë në Tiranë z.Miroljub Zariq i cili është aktiv në ndjekjen dhe organizimin e shfaqjeve të tilla ku promovohen kultura dhe traditat e popullit serb.


Në kishën e Vrakës festohet dita e Zojës së bekuar

foto 1Me 28 gusht 2015, në kishën e “Trinisë së Shenjtë” në Vrakë, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore është shërbyer Liturgjia e shenjtë me rastin e festës së Zonjës dhe fillimin e vitit të ri shkollor. Kjo ditë festohet për nder  të shenjtores Mari dhe njekohësisht në mënyre simbolike shënon fillimin e suksesshëm të vitit të ri shkollor.

Liturgjia e shenjtë është  shërbyer nga at Radomir Nikçeviq i cili vazhdimisht është i pranishëm në mes të komunitetit tonë dhe punon pa pushim për të ruajtur dhe promovuar vlerat tradicionale serbe. Në këtë festë fetare, morën pjesë shumë besimtarë dhe nxënës, aktivistë të shoqatave Moraça-Rozafa, të vëllazërisë  “Shën Jovan Vladimir” dhe të tjerë. Si gjithmonë, në liturgjinë e shenjtë ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranë z.Miroljub Zariq me bashkëpunëtorët e ngushtë. Pas Liturgjisë së shenjtë për nxënësit u shpërndanë libra dhe dhurata.


Vizitë në qytetin e Herceg-Novit me rastin e ditës së shkrimit qirilik.

DSCF4866Të martën me datën tetembedhjetë gusht një  grup nxënësish dhe studentësh pjestarë të komunitetit serbo-malazez në Shkodër ishin të ftuar të vizitonin qytetin bregdetar të Herceg-Novit me rastin e ditës së shkrimit qirilik. Me këtë rast ata dhanë një shfaqje artistike me kënge valle e recitime. Për të ndjekur performancen e grupit nga Shkodra u mblodhën qytetare të shumtë si dhe turistë nga vende te ndryshme. Ketë aktivitet e përshëndeti edhe kryetari i shoqatës “Moraça-Rozafa” të cilit iu rezervua edhe fjala e rastit.

 


Konferenca per te drejtat e pakicave kombetare organizuar nga Avokati i Popullit dhe nga perfaqesues te OSBE.

Me 14 Korrik 2015, ne Gjirokaster u mbajt Konferenca per te drejtat e pakicave kombetare. Konferenca u organizua nga Avokati i Popullit dhe nga perfaqesues te OSBE. Avokati i Popullit Igli Totozani, kerkoi qe te perseritet cenzusi per pakicat kombetare i cili duhet te jete i pranueshem nga te gjitha palet.

Avokati i Popullit theksoi se cenzusi duhet te shprehe panoramen reale te popullsise se pakicave kombetare dhe te grupeve te tjera etnike. Kerkesa e tij erdhi pas kundershtimeve te cenzusit te vitit 2011, per te cilin perfaqesuesit e pakicave kombetare shprehen se nuk eshte i sakte dhe si te tille e kane bojkotuar per shkak edhe te diskriminimit te parashikuar nga shteti shqiptar ne aktet ligjore te posaçme per rregjistrimin e popullsise. Ne auditorin e mbajtur ne Gjirokaster, Totazani paraqiti edhe raportin i cili i eshte derguar Kuvendit te Shqiperise ne lidhje me gjendjen e pakicave kombetare ne Shqiperi.

Ne Konference moren pjese perfaqesues te Ministrise se Puneve te Jashtme, Te ministries se Çeshtjeve Sociale dhe Rinise, te Ministrise se Arsimit dhe perfaqesues te kabinetit te Krzeministrite te Republikes se Shqiperise si dhe perfaqesues te Komitetit Shteteror per Pakicat Kombetare. Punimet e konferences i ndoqi edhe Ambasadori i Republikes se Serbise ne Tirane, zoti Miroljub Zarić dhe perfaqesues te pakicave kombetare dhe grupeve etnogjuhesore.

Ne Konference mori pjese edhe Kryetari i shoqates te pakices kombetare Srbo-Malazeze „Moraça-Rozafa”, zoti Pavlo Jakoja-Brajović, i cili paraqiti problematikat e kesaj pakice dhe nenvizoi se identiteti kombetar mund te ruhet vetem nepermjet mesimit te gjuhes serbe si dhe organizimin e mbajtjen e manifestimeve te ndryshme kulturore.


Ne Voskopoje, organizohet akademia per te drejtat e minoriteteve.

 ROL_1691Nga data 8 deri me 14 Korrik, ne qendren turistike Voskopoje, u mbajt akademia per te drejtat e minoriteteve. Akademia eshte organizuar nga “Grupi shqiptar per te drejtat e njeriut”. Ne Akademi moren pjese perfaqesues te pakicave kombetare, etnogjuhesore etj. Ekspertet e vendit dhe te huaj folen ne dhjete tema te ndryshme ne lidhje me te drejtat e njeriut. Ne Akademi mori pjese edhe nje grup i zgjeruar nga shoqata kombetare Sebo-Malazeze “Moraça-Rozafa“ te cilet ishin aktiv ne te gjitha temat duke paraqitur njekohesisht edhe problemet e kesaj pakice.


Diplomohen studentët e gjeneratës së V-të që studiojnë në Beograd.

11779920_10153095460492309_7893810743612185938_o Me datën 24 Korrik të ketij viti studentët që fituan të drejtën e studimit në Universitetin e Beogradit përmes angazhimit të shoqatës “Moraça-Rozafa” morën diplomat e gjuhës serbe sipas niveleve. Grupi i studentëve nga Shqiperia i përbërë nga 8 vetë studion ne Beograd në kuadër të projektit të Ministrise së Arsimit të R.Sërbise “Sërbia për serbët në rajon”. Ky projekt ka pese vite që aplikohet dhe shpresojmë që të vazhdojë edhe në të ardhmen pasi eshtë një mundësi e mirë për të gjithe pjestarët e pakicës serbomalazeze për tu shkolluar në një nga universitetet e Beogradit me bursë nga shteti serb.

Çertifikatat e gjuhës serbe sipas niveleve i moren shtate studente, ku dy prej tyre arritën nivelin më të lartë B2 me rezultat të lartë pikësh. Ceremonia e ndarjes së çertifikatave u mbajt në ambientet e universitetit filologjik ku të pranishëm ishin ministri i Arsimit të R.Serbisë, dekani i fakultetit filologjik të Beogradit si dhe ambasadorët e vendeve që jane të perfshirë në këtë projekt. Nga Shqiperia nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues.

Mbas mbajtjes së ceremonisë u organizua një dreke solemne për të gjithë të ftuarit dhe studentët.