Mbahet parastosi per te renet e luftrave ballkanike te cilet dhane jeten per clirimin e Shkodres nga pushtuesi turk.

Te dielen me daten 7 tetor ne fshatin Gajtan perfaqesuesit e shoqates se pakices serbomalazeze Moraca-Rozafa dhe shoqates fetare S.Jovan Vladimiri ne bashkepunim me keshillin kombetar serb te malit te Zi dhe pasardhes te deshmoreve te rene gjate luftrave ballkanike organizuan ne fshatin Gajtan vendosjen e kryqit si simbol te vepres se tyre per clirimin e Shkodres. Me kete rast u majt edhe parastosi nga protojerej Predrag Shqepanoviq dhe Jovan Plamenac. Gjate parastosit te shenjte nga te dy kleriket u theksua qe ky vend per ne eshte nje kishe ne qiell te hapur dhe dashte zoti qe po ketu te ngrihet nje kishe e vertete ne kujtim te vepres se tyre te paharruar.

Pas mbarimit te parastosit fjalen e rastit e mbajti kryetari i keshillit serb ne Mal te Zi z.Momcillo Vuksanoviq ndersa per vendasit fjalen e mbajti z.Pavlo Jakoja-Brajoviq. Ne fjalen e tyre u vleresua kontributi dhe vendosmeria e treguar nga ata per clirimin e qytetit. Gjithashtu ata shprehen mirenjohje edhe per familjen nga fshati Gajtan e cila kujdeset per mirembajtjen e ketij vendvarrimi ku qe nga sot ngrihet kryqi i shenjte i skalitur ne gur me lartesi dy metra e gjysem.

Lini një Përgjigje