Delegacioni nga shoqata serbo-malazeze “Moraça-Rozafa” merr pjesë në festivalin folklorik “SABIRAJ SE GOLEM ZBORE“ të krijimtarisë folklorike dhe traditave kulturore të popullit serb të mbajtur në Leposaviq.

Me ftesë të organizatorëve të këtij manifestimi kulturor që përfshin të gjithe serbët që jetojnë në rajon, shoqata “Moraca-Rozafa” u përfaqesua nga një delegacion i kryesuar nga kryetari i kësaj shoqate z.Pavlo Jakoja-Brajoviq. Ky Festivali organizohet çdo vit nën kujdesin e bashkisë së qytetit të Leposaviqit, Ministrisë së Kultures te R.Serbisë dhe Zyrës për Kosovën dhe Metohinë dhe fillimet i ka nga viti 1996 dhe që nga ky vit është mbajtur pandërprerje.

Festivali startoi me datën 27/08/2018 deri në natën finale me 30/08/2018 dhe u organizua në mes të qytetit të Leposaviqit ku u ndoq me shumë interes nga një numër shumë i madh banorësh të qytetit dhe të ftuarish.  Ekipet pjesëmarrese ishin nga Serbia, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe për herë të parë mori pjese edhe perfaqesuesi nga Shoqata serbo-malazeze “Moraça-Rozafa” Gordana Hajkoja-Ajkoviq me recitimin e poemës “Ostaj’te ovdje” të poetit të madh serb Aleksa Shantiq. Përfaqesimi i bere nga znj. Gordana Ajkoviq në natën finale të këtij eventi ishte dinjitoz dhe me shumë ndjenjë dhe u duartrokit gjatë nga të pranishmit ku dhe u nderua me çmim nga organizatorët.

Vlen të theksohet se interesi nga ana e organizatorëve per pjesëmarrësit e në veçanti për delegacionin tonë ishte i madh dhe iu rezervua një pritje  ceremoniale nga kryetari i bashkise së qytetit Leposaviq ku u shkembyen dhurata dhe u bënë falenderime për pjesemarrjen. Ne fund të ketij manifestimi u shtrua darka përmbyllese ceremoniale e cila kaloi në një atmosferë vellazërore.

Lini një Përgjigje