Të dielën, 27 maj, me rastin e festën e uljes së Shpirtit të Shenjtë mbi apostujt – Shën Trinisë, në Vrakë u mbajt liturgjia e shenjtë. Me bekimin e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas dhe Mitropolitit të Malit të Zi Amfilohije, liturgjia u shërbye nga kleriket e kishave ortodokse serbe dhe shqiptare. Liturgjia e shenjte u sherbye nga drejtuesi i kishës së qytetit te Herceg-Novit at Radomir Nikçevic se bashku me at Velimir Jovovic, si dhe me dhjakun e Shkodrës Ivan Popoviq.
Liturgjia u ndoq nga besimtarë nga Shkodra, Vraka dhe zonës përreth, si dhe nga Mali i Zi, të cilë kishin ardhur për tu mbledhur rreth Kishës së tyre të Shenjtë për të përkujtuar këtë festë të shenuar dhe të bekuar. Pas kungimit të besimtarëve , atë Velimir Jovoviç dhe dhjak Ivan Popoviç ndanë dhe bukën e festës. Atë Velimir uroi atyre festën dhe falenderoi Kryepeshkopin Anastas për për bekimin që Liturgjia e Shenjtë të shërbehej në gjuhën serbe. Pastaj dhuratat iu dhanë të gjithë besimtarëve të pranishëm dhe veçanërisht fëmijëve të cilët morën bekimin e Mitropolitit të Malit të Zi, Amfilohije.
Kremtimi u vazhdua në restorant aty pranë me mikpritjen dhe dashurinë e anëtarëve të shoqatave Moraça-Rozafa dhe Shen Jovan Vladimir nga Shkodra. Me këtë rast, shkrimtari Budimir Dubak me fjalët e tij të përzgjedhura, falenderoi të pranishmit për mikpritjen e ngrohtë.

Lini një Përgjigje