Festohet Dita e Pashkeve ortodokse dhe ne kishen e Shen Trinise ne Vrake, mbahet liturgjia e shenjte.

Me daten 8 Prill te ketij viti besimtaret ortodokse te qytetit te Shkodres si dhe te fshatit Vrake festuan me madheshti diten e ringjalljes se Jezusit. Ceremonia filloi ne mengjes me mbajtjen e liturgjise se shenjte nga at. Shqepanoviq nga Podgorica. Ne kete liturgji ishte i pranishem edhe kryetari i Shoqates se pakicave serbo-malazese z.Pavle Jakoja-Brajoviq dhe kryetari i shoqates Sh. Jovan Vladimir z.Simo Hajkoja-Ajkoviq. Per te kremtuar kete dite te shenuar ishin mbledhur nje numer i madh besimtaresh nga zona. Per te nderuar liturgjine e shenjte i pranishem ishte edhe prifti katolik i zones. Pas liturgjise u shperndane dhurata per femijet. Me pas aktiviteti vazhdoi me dreken e shtruar per nder te miqve nga Mali i Zi.

Lini një Përgjigje