Delegacioni nga Shkodra merr pjese ne liturgjine qe u mbajt nga Mitropoliti I Malit te Zi ne nje nga kishat e qytetit bregdetar te Herceg Novit.

Me ftese te Hiresise se tij Mitropolitit Amfillohije, delegacioni nga qyteti I Shkodres I perbere nga kryetari i shoqates orthdhokse Sh.Jovan Vlladimir Simo Ajkoviq dhe kryetari I shoqates se pakices serbo-malazeze Pavlo Jakoja-Brajoviq moren pjese ne liturgjine e se shtunes se madhe ne Topola te Herceg Novit.

Se bashku me kremtimin e kesaj liturgjie te shenjte startoi edhe manifestimi I “Diteve te kultures shpirterore ruse” qe do te zgjase deri me daten 14Prill ku organizatoret e ketij aktiviteti jane Keshilli kishtar I qytetit, organizata turistike e Herceg Novit dhe JUK Herceg fest.

Gjate predikimit te liturgjise mbas leximit te Bibles Mitropoliti theksoi se Zoti e krijoi njeriun per te qene I perjetshem. “ Kjo eshte e vertetuar me vdekjen e Krishtit sepse me vdekjen e tij ai e mundi vdekjen dhe si Zot i ktheu natyres njerezore bukurine e vet burimore, miresine urtesine dhe dijen, e ne kete menyre njeriut I dhuroi jeten e perjeteshme” tha ne predikimin e tij Mitropoliti.

Gjithashtu Mitropoliti pohoi se permes kryqezimit dhe vdekjes se Jezusit ne natyren njerezore dhe ne te gjithe natyren hyjnore futet nje element I ri, ai I pavdeksise.

Mbas kungimit te shenjte Mitropoliti kujtoi se ne kete vit permbushen 100 vjet nga riperteritja e Patriarkise se Moskes. “Pas tragjedisese madhe te popullit rus u rimekemb Patriarkana e Moskes ku patriarku I pare u be Tihoni. Mbi themelet e saj qendron kultura e madhe e shtetit rus atehere, sot dhe ne shekuj…edhe per kete fakt eshte nje kenaqesi e madhe per mua qe keto dite te kemi edhe ditet e kultures panruse” tha ai. Me tej Mitropoliti permendi edhe faktin se ne kete vit permbushen 100 vjet nga rithemelimi I Patriarkanes se Pejes. “100 vjet nga rithemelimi I Patriarkanes se Pejes dhe 100 vjet nga rithemelimi I Patriarkanes se Moskes” theksoi Mitropoliti.

Besimtareve te shumte u foli edhe kryebashkiaku I qytetit te Hrceg Novit Stevan Katiq I cili nder te tjera shprehu kenaqesine e tij per pranine e Mitropolitit ne kete feste ne Topola te Herceg Novit.
Z.Katiq foli per rindertimin e objekteve te kultit ne Topola dhe falenderoi te gjithe ata qe bene te mundur kete gje. Gjithashti ai pershendeti delegacionin nga Rusia qe do te marre pjese ne “ditet e kultures shpirterore ruse”

Pas liturgjise, aktiviteti vazhdoi me zbritjen poshte ne ujrat e pastra te detit Adriatik me pagezimin e femijeve ne breg te detit. Gjate kesaj u pagezuan nje numer simbolik femijesh ku te pranishem ishin nje numer I madh besimtaresh.
Me pas per nder te gjithe te ftuarve u shtrua nje dreke festive ku u mbajten shume pershendetje nga pjesemarresit. Ne emer te delegacionit nga Shkodra fjalen pershendetese e mbajti Z.Pavlo Jakoja-Brajoviq ku nder te tjera theksoi kujdesin dhe ndihmen e madhe qe Mitropolija e Malit te Zi e ne vecanti vete Mitropoliti ka dhene per shoqatat e pakices serbo-malazeze. E gjithe dreka kaloi ne nje atmosfere vellazerore.

 

  

Lini një Përgjigje