Nënshkruhet marrveshja e bashkpunimit ndërmjet Shoqatës Moraça-Rozafa dhe Këshillit popullor serb në Mal të Zi.

IMG_2616[753]Me datën 14 Nentor në ambientet e Shoqatës Moraça-Rozafa u nënshkrua akti i marrveshjes së bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke ndërmjet Këshillit nacional serb në Mal të Zi dhe Shoqatës Moraça-Rozafa. Akti u nënshkrua nga kryetaret respektivë të të dy organizateve. Për palën malazeze nënshkroi z.Momçilo Vuksanović kurse ne emër të Shoqatës Moraça-Rozafa firmosi z.Pavlo Jakoja-Brajović. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i kancelarisë për diasporën prane qeverise serbe z.Simon Gjuretiq. Qëllimi kryesor i kësaj aktmarrëveshje është forcimi dhe perparimi i metejshem i mardhënieve si dhe koordinimi i aktiviteteve te perbashketa në të ardhmen. Me këtë rast miqtë nga Mali i Zi i dhuruan bibliotekës së Shoqatës një numër të konsiderueshëm librash mbi 100 libra. Pas nënshkrimit te kësaj marrveshjeje për nder të miqve nga Mali i Zi kryetari i Shoqatës z.Pavlo Jakoja-Brajović shtroi një drekë e cila kaloi në një atmosferë vellazerore.

Lini një Përgjigje