Festohet Dita e Pashkeve ortodokse ne Shkoder

SAM_1342Te dielen me nje Maj nga besimtaret dhe komuniteti ortodoks u festua dita e pashkeve. Ceremonia e kremtimit te Pashkeve filloi te shtunen ne mbremje me mbajtjen e liturgjise se shenjte ne kishen ortodokse te qytetit te Shkodres nga famullitari i saj At Aleksander Petani. Delegacioni nga Mitropolia e Malit te Zi i kryesuar nga protojerej Stavrofor Nikcevic  solli zjarrin e bekuar nga kisha e Jeruzalemit. Kjo perben nje ngjarje te shenuar per kishen e qytetit sepse nje rast i tille vjen nje here ne jeten e nje besimtari. Te nesermen besimtaret e komunitetit serb dhe malazes u mblodhen ne kishen e Vrakes ku dhe u mbajt liturgjia e shenjte e festes nga protojerej Stavrofor Nikcevic dhe ndihmesit e tij qe kishin ardhur posacerisht nga Mali i Zi. Pas liturgjise u shperndane dhurata dhe u organizua nje dreke solemne e cila kaloi ne nje atmosfere vellazerore.

Lini një Përgjigje