Presidenti i Serbise pret ne Beograd perfaqesuesit e shoqatave dhe organizateve serbe te rajonit.

NikolicNe Beograd me daten gjashte Prill te ketij viti presidenti i Serbise Tomislav Nikoliq priti perfaqesuesit e organizatave dhe shoqatave serbe nga rajoni i Ballkanit. Takimi u inicua me kerkesen e shoqateve dhe ne fokus te takimit ishte roli i shoqatave ne ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombetar.

Presidenti Nikoliq përshëndeti përfaqësuesit e organizatave Serbe duke shprehur kënaqësinë per nismën e marre për formimin e Konferencës se organizatave serbe te rajonit. Presidenti theksoi  se Serbia është fuqimisht e angazhuar për përmirësimin e pozitës së serbëve në rajon dhe shtoi se shteti serb qëndron në një stad të qëndrueshem të këmbimit të paqes dhe bashkëpunimit me shtetet e tjera. Bashkëpunimi i Serbisë me vendet në rajon po bëhet më i mirë çdo ditë.

Duke theksuar rëndësinë e veprimeve të përbashkëta për të përmirësuar gjendjen e serbëve dhe statusin në vendet ku ata jetojne Presidenti Nikolic tha se do të ketë një mbështetje të fortë nga shteti. Serbia është një shtyllë e stabilitetit ne të gjithë rajonin.  Marrëdhëniet me Hungarinë dhe Slloveninë janë në maksimum historik dhe po punohet intensivisht në lidhje më të ngushta me Maqedoninë Malin e Zi Shqipërine Bosnje-Hercegovinen dhe Rumanine theksoi Presidenti i Serbisë.

Në takimin u shpreh shqetësimi për fenomenin e dukshem te asimilimit të serbëve në vende të veçanta te rajonit duke thënë se ne kete dukuri kane kontribuar çorientimi ose gjykimi i gabuar i disa perfaqesueve të cilët udhëheqin serbët në këto vende.

Ne kete takim mori pjese edhe kryetari i shoqates Moraca-Rozafa z.Pavlo Jakoja-Brajoviq i cili beri nje prezantim te gjendjes ne te cilen ndodhen pjestaret e pakices serbe ne Shkoder.

Lini një Përgjigje