Akademiku Kapllan Resuli dekorohet me medaljen e Shen.Pjetrit te II.

UntitledNe Kishen Katedrale te Shën Nikollit në Ulqin me shtate shkurt te ketij viti pas mbajtjes se Liturgjise se shenjte Kryepeshkopi i Cetinjës dhe Mitropoliti i Malit të Zi Amfilohije Radovic ka dekoruar albanologun e shquar akademikun Kaplan Resuli Burović me portretin e artë te Shën Pjetrit.

Dekorimi i Akademikut Kaplan Resuli u be me motivacin: Për besnikëri dhe vetemohim  për të vërtetën dhe drejtësinë e Perëndisë dhe njeriut te konfirmuar me jeten dhe vepren letrare. Për këtë qellim Hiresia e Tij shkoi në Gjenevë ku jeton akademiku për ta ftuar personalisht ne ceremonine e dekorimit qe u organizua në Ulqin. Edhe pse në moshën 82-vjecare dhe me shëndet te thyer akademiku e pranoi me shume dëshirë ftesën e Metropolitit.

Pas liturgjisë Mitropoliti foli per jetës dhe krijimtarinë artistike te akademikut Kapllan Resuli-Burović. Duke theksuar vecanarisht vuajtjet mbinjerezore personale dhe familjare me dekada në burgjet e Jugosllavisë dhe Shqipërisë si dhe per krijimtarine jashtëzakonisht të rëndësishme letrare dhe shkencore, ai shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj sakrificës  se Akademikut  per drejtësi besim dhe të vërtetën e Perëndisë.

Lini një Përgjigje