Organizohet ceremonia e festimit të ditës së shën Savës ne Shkodër.

Image-1Të dielën me datën 31 Janar nga pjestarët e komunitetit serbo-malazez në Shkodër u festua dita e shën Savës. Ceremonia  u organizua nën kujdesin e shoqatës se pakices serbo-malazeze Moraca-Rozafa ne bashkepunim me Mitropoline  e Malit te Zi si  dhe me mbeshtetjen e ambasadës së Republikes se Serbisë ne Tiranë.

Ceremonia e festimit nisi me mbajtjen e liturgjise së shenjtë në kishën e shën Trinisë në Vrakë nga vetë Mitropoliti Amfilohije Radoviq  dhe e gjithë trupa e prifterinjve e cila e shoqeronte. Gjithashtu te pranishem në liturgjine e shenjtë ishin at Radomir Nikceviq si dhe prifti i shkodres at Nikolla Petani. Pas liturgjise se shenjte dhe fjales pershendetese qe mbajti mitropoliti te pranishmit ne liturgji i ka pershendetur kryetari i shoqates fetare Shen Jovan Vladimir Simo Hajkoja dhe pas tij kryetari i shoqates Moraca-Rozafa Pavlo Jakoja i cili ftoi te gjithe te pranishmit te marrin pjese ne aktivitetin artistik te organizuar nga femijet e kursit te gjuhes serbe te udhehequr nga mësuesi i gjuhes serbe Svetozar Cirakovic.

Perpara hapjes se aktiviteti mitropoliti  preu buken e shenjte dhe u dha bekimin te gjithe femijeve dhe te pranishmeve. Aktiviteti artistik u hap nen tingujt e himnit te Shen Saves  dhe me pas fjalen pershendetese e mbajti kryetari i shoqates serbo-malazeze Pavlo Jakoja i cili uroi  te gjithëve mirëseardhjen. Pas tij fjalen e mori prof dr Budimir Aleksic i cili pershkroi figuren e shenjtit Sava dhe theksoi rendesine e tij ne historine e popullit serb. Aktiviteti vazhdoi me recitime e valle kushtuar shën Savës. Ne aktivitetin artistik moren pjese kori Shen Sava nga Hercegnovi femijet e shkolles Sveti Sava nga Hercegnovi si dhe grupi Classic sounds nga Shkodra i cili performoi ne bashkepunim me kengetarin Nimet Lekiq. Ne fund te aktivitetit mitropoliti shperndau dhurata per kreret e shoqatave perfshire ketu dhe kryetarin e shoqates se serbeve te fierit Eqerem Duleviq profesorin e gjuhes serbe Svetozar Qirakovic si dhe per te gjithe te pranishmit. Pas shfaqjes shoqata Moraca-Rozafa per te gjithe te ftuarit shtroi nje koktej.

Dhe ne fund aktiviteti u mbyll me shtrimin e nje dreke ceremoniale ku i prinishem ishte edhe trupi diplomatik i ambasades se R.Serbise ne Tirane. Dreka kakoi ne nje atmosfere vllazerore.

 

 

Lini një Përgjigje