Përkujtohet 100-vjetori i rënies së ushtarëve serbë gjatë Luftës së parë Botërore në Shqipëri.

IMG_3761Me rastin e njëqind vjetorit të Luftës së parë botërore një delegacion i zgjeruar i shoqatës Moraça-Rozafa, shoqatës Shën Jovan Vladimiri nga Shkodra në bashkëpunim me ambasadën e R.Serbisë në Tiranë bënë homazhe pranë varrezës së përbashkët të ushtarëve serbë të rënë gjatë kësaj lufte në teritorin shqiptar. Në këte përkujtimore mori pjesë edhe delegacioni i shoqatës serbe Jedinstvo nga qyteti i Fierit

Në emër të shoqatës Moraça-Rozafa kurorat me lule i vendosen kryetari z.Pavlo Brajoviq dhe sekretari Loreta Ajkoviq, ndersa në emër të shoqatës Shën Jovan Vladimir homazhet u bëne nga kryetari i kesaj shoqate z.Simo Ajkoviq. Në emër të ambasadës së R.Serbisë buqetat me lule u vendosën nga zëvendës ambasadori z.Jugoslav Djordjeviq me bashkpunëtorët.

Kjo ceremoni përkujtimore është bërë traditë dhe shërben si moment reflektimi për çdo pjestar me origjinë serbe për ruajtjen e përkatësisë dhe identitetit kombëtar.

Lini një Përgjigje