Grupi artistik “kosovski bozhuri” nga Herceg Novi jep shfaqje në kinema “Millenium”.

skadar_rodjenje_bogorodice_2015Të shtunën me datën 19 shtator, me rastin e ditës së Zojës së Vogël shoqata e pakicës serbo-malazeze “Moraça-Rozafa” dhe shoqata Shën “Jovan Vladimiri” në bashkëpunim me Mitropoline e Malit të Zi, në kinema Millenium organizua shfaqjen artistike me kënge e recitime nga grupi artistik “Kosovski bozhuri”.

Shfaqja ishte ideuar si recital me pjesë të zgjedhura nga repertori i grupit. Një vemendje të veçantë publiku i rezervoi lahutares së talentuar Bojana Pekoviq e cila me interpretimin e saj i dhuroi emocione sallës.

Në këtë aktivitet morën pjesë anëtaret dhe aktivistët e shoqatës “Moraça-Rozafa” të kryesuar nga kryetari i saj z.Pavlo Jakoja-Brajoviq si dhe të ftuar të tjerë.

Shfaqjen e nderoi me praninë e vet edhe edhe ambasadori i R.Serbisë në Tiranë z.Miroljub Zariq i cili është aktiv në ndjekjen dhe organizimin e shfaqjeve të tilla ku promovohen kultura dhe traditat e popullit serb.

Lini një Përgjigje