Diplomohen studentët e gjeneratës së V-të që studiojnë në Beograd.

11779920_10153095460492309_7893810743612185938_o Me datën 24 Korrik të ketij viti studentët që fituan të drejtën e studimit në Universitetin e Beogradit përmes angazhimit të shoqatës “Moraça-Rozafa” morën diplomat e gjuhës serbe sipas niveleve. Grupi i studentëve nga Shqiperia i përbërë nga 8 vetë studion ne Beograd në kuadër të projektit të Ministrise së Arsimit të R.Sërbise “Sërbia për serbët në rajon”. Ky projekt ka pese vite që aplikohet dhe shpresojmë që të vazhdojë edhe në të ardhmen pasi eshtë një mundësi e mirë për të gjithe pjestarët e pakicës serbomalazeze për tu shkolluar në një nga universitetet e Beogradit me bursë nga shteti serb.

Çertifikatat e gjuhës serbe sipas niveleve i moren shtate studente, ku dy prej tyre arritën nivelin më të lartë B2 me rezultat të lartë pikësh. Ceremonia e ndarjes së çertifikatave u mbajt në ambientet e universitetit filologjik ku të pranishëm ishin ministri i Arsimit të R.Serbisë, dekani i fakultetit filologjik të Beogradit si dhe ambasadorët e vendeve që jane të perfshirë në këtë projekt. Nga Shqiperia nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues.

Mbas mbajtjes së ceremonisë u organizua një dreke solemne për të gjithë të ftuarit dhe studentët.

Lini një Përgjigje