Mbremje kulturore me poetin e madh Matija BEQKOVIQ

SAM_3897Në kuadër të projektit “Ditet e kulturës serbe” shoqata “Moraça-Rozafa” me daten 3 Qershor organizoi nje mbremje  kulturore e artistike ku i pranishëm ishte edhe poeti i madh serb Matija Beqkoviq.

Në këtë manifestim kulturor krahas poetit te mirënjohur moren pjesë shume te ftuar dhe personalitete. I pranishem ishte edhe ambasadori i R.Serbise ne Tirane z.Miroljub Zariq i shoqeruar nga keshilltaret J.Gjorgjeviq dhe M.Mitroviq, poeti i njohur malazes Budimir Dubak, perfaqesuesi i Kancelarise se Diaspores dr.Simon Gjuretiq, kryetari i keshillit popullor serb ne Mal te Zi dr.Momçillo Vuksanoviq si dhe simpatizante dhe aktiviste te shoqatës.

Mbremjen e hapi kryetari i shoqates z.Pavlo Jakoja-Brajoviq.Për aktivitetin letrar te poetit M.Beqkoviq foli poeti malazes Budimir Dubak. Më pas poeti recitoi disa prej vargjeve te zgjedhura te cilat merituan duartokitjet e te pranishemve ne sallë.

Me këtë rast Ministria e kulturës e R.Serbisë ne bashkpunim me Këshillin Popullor në Mal të Zi, nderoi disa nga anëtarët më të shquar të shoqatës me pllakatë mirënjohje dhe simbolin e artë me motivacionin: “Per punë të devotshme dhe vetëmohuese në ruajtjen e gjuhës serbe dhe identitetit nacional në Shqipëri

Në fund të aktivitetit për të ftuarit u shtrua nje koktel i cili kaloi ne nje atmosfere te ngrohtë e miqësore.

Lini një Përgjigje