Nënshkruhet marrveshja e bashkpunimit ndërmjet Shoqatës Moraça-Rozafa dhe Këshillit popullor serb në Mal të Zi.

IMG_2616[753]Me datën 14 Nentor në ambientet e Shoqatës Moraça-Rozafa u nënshkrua akti i marrveshjes së bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke ndërmjet Këshillit nacional serb në Mal të Zi dhe Shoqatës Moraça-Rozafa. Akti u nënshkrua nga kryetaret respektivë të të dy organizateve. Për palën malazeze nënshkroi z.Momçilo Vuksanović kurse ne emër të Shoqatës Moraça-Rozafa firmosi z.Pavlo Jakoja-Brajović. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i kancelarisë për diasporën prane qeverise serbe z.Simon Gjuretiq. Qëllimi kryesor i kësaj aktmarrëveshje është forcimi dhe perparimi i metejshem i mardhënieve si dhe koordinimi i aktiviteteve te perbashketa në të ardhmen. Me këtë rast miqtë nga Mali i Zi i dhuruan bibliotekës së Shoqatës një numër të konsiderueshëm librash mbi 100 libra. Pas nënshkrimit te kësaj marrveshjeje për nder të miqve nga Mali i Zi kryetari i Shoqatës z.Pavlo Jakoja-Brajović shtroi një drekë e cila kaloi në një atmosferë vellazerore.


Festohet Dita e Pashkeve ortodokse ne Shkoder

SAM_1342Te dielen me nje Maj nga besimtaret dhe komuniteti ortodoks u festua dita e pashkeve. Ceremonia e kremtimit te Pashkeve filloi te shtunen ne mbremje me mbajtjen e liturgjise se shenjte ne kishen ortodokse te qytetit te Shkodres nga famullitari i saj At Aleksander Petani. Delegacioni nga Mitropolia e Malit te Zi i kryesuar nga protojerej Stavrofor Nikcevic  solli zjarrin e bekuar nga kisha e Jeruzalemit. Kjo perben nje ngjarje te shenuar per kishen e qytetit sepse nje rast i tille vjen nje here ne jeten e nje besimtari. Te nesermen besimtaret e komunitetit serb dhe malazes u mblodhen ne kishen e Vrakes ku dhe u mbajt liturgjia e shenjte e festes nga protojerej Stavrofor Nikcevic dhe ndihmesit e tij qe kishin ardhur posacerisht nga Mali i Zi. Pas liturgjise u shperndane dhurata dhe u organizua nje dreke solemne e cila kaloi ne nje atmosfere vellazerore.


Presidenti i Serbise pret ne Beograd perfaqesuesit e shoqatave dhe organizateve serbe te rajonit.

NikolicNe Beograd me daten gjashte Prill te ketij viti presidenti i Serbise Tomislav Nikoliq priti perfaqesuesit e organizatave dhe shoqatave serbe nga rajoni i Ballkanit. Takimi u inicua me kerkesen e shoqateve dhe ne fokus te takimit ishte roli i shoqatave ne ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombetar.

Presidenti Nikoliq përshëndeti përfaqësuesit e organizatave Serbe duke shprehur kënaqësinë per nismën e marre për formimin e Konferencës se organizatave serbe te rajonit. Presidenti theksoi  se Serbia është fuqimisht e angazhuar për përmirësimin e pozitës së serbëve në rajon dhe shtoi se shteti serb qëndron në një stad të qëndrueshem të këmbimit të paqes dhe bashkëpunimit me shtetet e tjera. Bashkëpunimi i Serbisë me vendet në rajon po bëhet më i mirë çdo ditë.

Duke theksuar rëndësinë e veprimeve të përbashkëta për të përmirësuar gjendjen e serbëve dhe statusin në vendet ku ata jetojne Presidenti Nikolic tha se do të ketë një mbështetje të fortë nga shteti. Serbia është një shtyllë e stabilitetit ne të gjithë rajonin.  Marrëdhëniet me Hungarinë dhe Slloveninë janë në maksimum historik dhe po punohet intensivisht në lidhje më të ngushta me Maqedoninë Malin e Zi Shqipërine Bosnje-Hercegovinen dhe Rumanine theksoi Presidenti i Serbisë.

Në takimin u shpreh shqetësimi për fenomenin e dukshem te asimilimit të serbëve në vende të veçanta te rajonit duke thënë se ne kete dukuri kane kontribuar çorientimi ose gjykimi i gabuar i disa perfaqesueve të cilët udhëheqin serbët në këto vende.

Ne kete takim mori pjese edhe kryetari i shoqates Moraca-Rozafa z.Pavlo Jakoja-Brajoviq i cili beri nje prezantim te gjendjes ne te cilen ndodhen pjestaret e pakices serbe ne Shkoder.


Akademiku Kapllan Resuli dekorohet me medaljen e Shen.Pjetrit te II.

UntitledNe Kishen Katedrale te Shën Nikollit në Ulqin me shtate shkurt te ketij viti pas mbajtjes se Liturgjise se shenjte Kryepeshkopi i Cetinjës dhe Mitropoliti i Malit të Zi Amfilohije Radovic ka dekoruar albanologun e shquar akademikun Kaplan Resuli Burović me portretin e artë te Shën Pjetrit.

Dekorimi i Akademikut Kaplan Resuli u be me motivacin: Për besnikëri dhe vetemohim  për të vërtetën dhe drejtësinë e Perëndisë dhe njeriut te konfirmuar me jeten dhe vepren letrare. Për këtë qellim Hiresia e Tij shkoi në Gjenevë ku jeton akademiku për ta ftuar personalisht ne ceremonine e dekorimit qe u organizua në Ulqin. Edhe pse në moshën 82-vjecare dhe me shëndet te thyer akademiku e pranoi me shume dëshirë ftesën e Metropolitit.

Pas liturgjisë Mitropoliti foli per jetës dhe krijimtarinë artistike te akademikut Kapllan Resuli-Burović. Duke theksuar vecanarisht vuajtjet mbinjerezore personale dhe familjare me dekada në burgjet e Jugosllavisë dhe Shqipërisë si dhe per krijimtarine jashtëzakonisht të rëndësishme letrare dhe shkencore, ai shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj sakrificës  se Akademikut  per drejtësi besim dhe të vërtetën e Perëndisë.


Organizohet ceremonia e festimit të ditës së shën Savës ne Shkodër.

Image-1Të dielën me datën 31 Janar nga pjestarët e komunitetit serbo-malazez në Shkodër u festua dita e shën Savës. Ceremonia  u organizua nën kujdesin e shoqatës se pakices serbo-malazeze Moraca-Rozafa ne bashkepunim me Mitropoline  e Malit te Zi si  dhe me mbeshtetjen e ambasadës së Republikes se Serbisë ne Tiranë.

Ceremonia e festimit nisi me mbajtjen e liturgjise së shenjtë në kishën e shën Trinisë në Vrakë nga vetë Mitropoliti Amfilohije Radoviq  dhe e gjithë trupa e prifterinjve e cila e shoqeronte. Gjithashtu te pranishem në liturgjine e shenjtë ishin at Radomir Nikceviq si dhe prifti i shkodres at Nikolla Petani. Pas liturgjise se shenjte dhe fjales pershendetese qe mbajti mitropoliti te pranishmit ne liturgji i ka pershendetur kryetari i shoqates fetare Shen Jovan Vladimir Simo Hajkoja dhe pas tij kryetari i shoqates Moraca-Rozafa Pavlo Jakoja i cili ftoi te gjithe te pranishmit te marrin pjese ne aktivitetin artistik te organizuar nga femijet e kursit te gjuhes serbe te udhehequr nga mësuesi i gjuhes serbe Svetozar Cirakovic.

Perpara hapjes se aktiviteti mitropoliti  preu buken e shenjte dhe u dha bekimin te gjithe femijeve dhe te pranishmeve. Aktiviteti artistik u hap nen tingujt e himnit te Shen Saves  dhe me pas fjalen pershendetese e mbajti kryetari i shoqates serbo-malazeze Pavlo Jakoja i cili uroi  te gjithëve mirëseardhjen. Pas tij fjalen e mori prof dr Budimir Aleksic i cili pershkroi figuren e shenjtit Sava dhe theksoi rendesine e tij ne historine e popullit serb. Aktiviteti vazhdoi me recitime e valle kushtuar shën Savës. Ne aktivitetin artistik moren pjese kori Shen Sava nga Hercegnovi femijet e shkolles Sveti Sava nga Hercegnovi si dhe grupi Classic sounds nga Shkodra i cili performoi ne bashkepunim me kengetarin Nimet Lekiq. Ne fund te aktivitetit mitropoliti shperndau dhurata per kreret e shoqatave perfshire ketu dhe kryetarin e shoqates se serbeve te fierit Eqerem Duleviq profesorin e gjuhes serbe Svetozar Qirakovic si dhe per te gjithe te pranishmit. Pas shfaqjes shoqata Moraca-Rozafa per te gjithe te ftuarit shtroi nje koktej.

Dhe ne fund aktiviteti u mbyll me shtrimin e nje dreke ceremoniale ku i prinishem ishte edhe trupi diplomatik i ambasades se R.Serbise ne Tirane. Dreka kakoi ne nje atmosfere vllazerore.

 

 


“Serbet ne Rajon”- Pozicioni dhe perspektivat.

SAM_0614Nga data 29 Nentor deri me 2 Dhjetor 2015 me iniciative te Keshillit Nacional Serb te Malit te Zi u mbаjt ne Podgorice konferenca me titull -Serbet ne Rajon- Pozicioni dhe perspektivat.

Ne conference moren pjese perfaqesues te serbeve nga Shqiperia Hungaria Republika Serbe  Kroacia Slovenia dhe Mali i Zi. Punimet e konferences i hapi dr. Momçillo Vuksanoviq i cili u uroi mireserdhjen te pranishmeve.

Nga Shqiperia ne kete Konference moren pjese perfaqesues te shoqates se pakicave kombetare serbo-malazeze Moraça-Rozafa  nen kryesimin e kryetarit te kesaj shoqate z.Pavlo Jakoja-Brajoviq i cili  ne emer te delegacionit pershendeti pjesemarresit e konferences dhe foli mbi gjendjen e pakices kombetare serbo-malazeze ne Shqiperi kunder te tjera evidentoi problemet kryesore dhe kujtoi kerkesat drejtuara qeveritareve shqipetar ne kuader te pergatitjes te miratimit, nga ana e tyre te ligjit per pakicat kombetare z.Pavlo Jakoja-Brajoviq kujtoi edhe disa aktivitete te suksesshme kulturore artistike te organizuara nga shoqata Moraça-Rozafa ne kuader te projektit Srpski Centar u Albaniji, por edhe ne ate qe kete vit per here te pare nuk kemi arritur qe te dergojme studente me studime ne Serbi.


Përkujtohet 100-vjetori i rënies së ushtarëve serbë gjatë Luftës së parë Botërore në Shqipëri.

IMG_3761Me rastin e njëqind vjetorit të Luftës së parë botërore një delegacion i zgjeruar i shoqatës Moraça-Rozafa, shoqatës Shën Jovan Vladimiri nga Shkodra në bashkëpunim me ambasadën e R.Serbisë në Tiranë bënë homazhe pranë varrezës së përbashkët të ushtarëve serbë të rënë gjatë kësaj lufte në teritorin shqiptar. Në këte përkujtimore mori pjesë edhe delegacioni i shoqatës serbe Jedinstvo nga qyteti i Fierit

Në emër të shoqatës Moraça-Rozafa kurorat me lule i vendosen kryetari z.Pavlo Brajoviq dhe sekretari Loreta Ajkoviq, ndersa në emër të shoqatës Shën Jovan Vladimir homazhet u bëne nga kryetari i kesaj shoqate z.Simo Ajkoviq. Në emër të ambasadës së R.Serbisë buqetat me lule u vendosën nga zëvendës ambasadori z.Jugoslav Djordjeviq me bashkpunëtorët.

Kjo ceremoni përkujtimore është bërë traditë dhe shërben si moment reflektimi për çdo pjestar me origjinë serbe për ruajtjen e përkatësisë dhe identitetit kombëtar.


Grupi artistik “kosovski bozhuri” nga Herceg Novi jep shfaqje në kinema “Millenium”.

skadar_rodjenje_bogorodice_2015Të shtunën me datën 19 shtator, me rastin e ditës së Zojës së Vogël shoqata e pakicës serbo-malazeze “Moraça-Rozafa” dhe shoqata Shën “Jovan Vladimiri” në bashkëpunim me Mitropoline e Malit të Zi, në kinema Millenium organizua shfaqjen artistike me kënge e recitime nga grupi artistik “Kosovski bozhuri”.

Shfaqja ishte ideuar si recital me pjesë të zgjedhura nga repertori i grupit. Një vemendje të veçantë publiku i rezervoi lahutares së talentuar Bojana Pekoviq e cila me interpretimin e saj i dhuroi emocione sallës.

Në këtë aktivitet morën pjesë anëtaret dhe aktivistët e shoqatës “Moraça-Rozafa” të kryesuar nga kryetari i saj z.Pavlo Jakoja-Brajoviq si dhe të ftuar të tjerë.

Shfaqjen e nderoi me praninë e vet edhe edhe ambasadori i R.Serbisë në Tiranë z.Miroljub Zariq i cili është aktiv në ndjekjen dhe organizimin e shfaqjeve të tilla ku promovohen kultura dhe traditat e popullit serb.


Në kishën e Vrakës festohet dita e Zojës së bekuar

foto 1Me 28 gusht 2015, në kishën e “Trinisë së Shenjtë” në Vrakë, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore është shërbyer Liturgjia e shenjtë me rastin e festës së Zonjës dhe fillimin e vitit të ri shkollor. Kjo ditë festohet për nder  të shenjtores Mari dhe njekohësisht në mënyre simbolike shënon fillimin e suksesshëm të vitit të ri shkollor.

Liturgjia e shenjtë është  shërbyer nga at Radomir Nikçeviq i cili vazhdimisht është i pranishëm në mes të komunitetit tonë dhe punon pa pushim për të ruajtur dhe promovuar vlerat tradicionale serbe. Në këtë festë fetare, morën pjesë shumë besimtarë dhe nxënës, aktivistë të shoqatave Moraça-Rozafa, të vëllazërisë  “Shën Jovan Vladimir” dhe të tjerë. Si gjithmonë, në liturgjinë e shenjtë ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranë z.Miroljub Zariq me bashkëpunëtorët e ngushtë. Pas Liturgjisë së shenjtë për nxënësit u shpërndanë libra dhe dhurata.


Vizitë në qytetin e Herceg-Novit me rastin e ditës së shkrimit qirilik.

DSCF4866Të martën me datën tetembedhjetë gusht një  grup nxënësish dhe studentësh pjestarë të komunitetit serbo-malazez në Shkodër ishin të ftuar të vizitonin qytetin bregdetar të Herceg-Novit me rastin e ditës së shkrimit qirilik. Me këtë rast ata dhanë një shfaqje artistike me kënge valle e recitime. Për të ndjekur performancen e grupit nga Shkodra u mblodhën qytetare të shumtë si dhe turistë nga vende te ndryshme. Ketë aktivitet e përshëndeti edhe kryetari i shoqatës “Moraça-Rozafa” të cilit iu rezervua edhe fjala e rastit.