Të dielën, 27 maj, me rastin e festën e uljes së Shpirtit të Shenjtë mbi apostujt – Shën Trinisë, në Vrakë u mbajt liturgjia e shenjtë. Me bekimin e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas dhe Mitropolitit të Malit të Zi Amfilohije, liturgjia u shërbye nga kleriket e kishave ortodokse serbe dhe shqiptare. Liturgjia e shenjte u sherbye nga drejtuesi i kishës së qytetit te Herceg-Novit at Radomir Nikçevic se bashku me at Velimir Jovovic, si dhe me dhjakun e Shkodrës Ivan Popoviq.
Liturgjia u ndoq nga besimtarë nga Shkodra, Vraka dhe zonës përreth, si dhe nga Mali i Zi, të cilë kishin ardhur për tu mbledhur rreth Kishës së tyre të Shenjtë për të përkujtuar këtë festë të shenuar dhe të bekuar. Pas kungimit të besimtarëve , atë Velimir Jovoviç dhe dhjak Ivan Popoviç ndanë dhe bukën e festës. Atë Velimir uroi atyre festën dhe falenderoi Kryepeshkopin Anastas për për bekimin që Liturgjia e Shenjtë të shërbehej në gjuhën serbe. Pastaj dhuratat iu dhanë të gjithë besimtarëve të pranishëm dhe veçanërisht fëmijëve të cilët morën bekimin e Mitropolitit të Malit të Zi, Amfilohije.
Kremtimi u vazhdua në restorant aty pranë me mikpritjen dhe dashurinë e anëtarëve të shoqatave Moraça-Rozafa dhe Shen Jovan Vladimir nga Shkodra. Me këtë rast, shkrimtari Budimir Dubak me fjalët e tij të përzgjedhura, falenderoi të pranishmit për mikpritjen e ngrohtë.


Festohet Dita e Pashkeve ortodokse dhe ne kishen e Shen Trinise ne Vrake, mbahet liturgjia e shenjte.

Me daten 8 Prill te ketij viti besimtaret ortodokse te qytetit te Shkodres si dhe te fshatit Vrake festuan me madheshti diten e ringjalljes se Jezusit. Ceremonia filloi ne mengjes me mbajtjen e liturgjise se shenjte nga at. Shqepanoviq nga Podgorica. Ne kete liturgji ishte i pranishem edhe kryetari i Shoqates se pakicave serbo-malazese z.Pavle Jakoja-Brajoviq dhe kryetari i shoqates Sh. Jovan Vladimir z.Simo Hajkoja-Ajkoviq. Per te kremtuar kete dite te shenuar ishin mbledhur nje numer i madh besimtaresh nga zona. Per te nderuar liturgjine e shenjte i pranishem ishte edhe prifti katolik i zones. Pas liturgjise u shperndane dhurata per femijet. Me pas aktiviteti vazhdoi me dreken e shtruar per nder te miqve nga Mali i Zi.


Delegacioni nga Shkodra merr pjese ne liturgjine qe u mbajt nga Mitropoliti I Malit te Zi ne nje nga kishat e qytetit bregdetar te Herceg Novit.

Me ftese te Hiresise se tij Mitropolitit Amfillohije, delegacioni nga qyteti I Shkodres I perbere nga kryetari i shoqates orthdhokse Sh.Jovan Vlladimir Simo Ajkoviq dhe kryetari I shoqates se pakices serbo-malazeze Pavlo Jakoja-Brajoviq moren pjese ne liturgjine e se shtunes se madhe ne Topola te Herceg Novit.

Se bashku me kremtimin e kesaj liturgjie te shenjte startoi edhe manifestimi I “Diteve te kultures shpirterore ruse” qe do te zgjase deri me daten 14Prill ku organizatoret e ketij aktiviteti jane Keshilli kishtar I qytetit, organizata turistike e Herceg Novit dhe JUK Herceg fest.

Gjate predikimit te liturgjise mbas leximit te Bibles Mitropoliti theksoi se Zoti e krijoi njeriun per te qene I perjetshem. “ Kjo eshte e vertetuar me vdekjen e Krishtit sepse me vdekjen e tij ai e mundi vdekjen dhe si Zot i ktheu natyres njerezore bukurine e vet burimore, miresine urtesine dhe dijen, e ne kete menyre njeriut I dhuroi jeten e perjeteshme” tha ne predikimin e tij Mitropoliti.

Gjithashtu Mitropoliti pohoi se permes kryqezimit dhe vdekjes se Jezusit ne natyren njerezore dhe ne te gjithe natyren hyjnore futet nje element I ri, ai I pavdeksise.

Mbas kungimit te shenjte Mitropoliti kujtoi se ne kete vit permbushen 100 vjet nga riperteritja e Patriarkise se Moskes. “Pas tragjedisese madhe te popullit rus u rimekemb Patriarkana e Moskes ku patriarku I pare u be Tihoni. Mbi themelet e saj qendron kultura e madhe e shtetit rus atehere, sot dhe ne shekuj…edhe per kete fakt eshte nje kenaqesi e madhe per mua qe keto dite te kemi edhe ditet e kultures panruse” tha ai. Me tej Mitropoliti permendi edhe faktin se ne kete vit permbushen 100 vjet nga rithemelimi I Patriarkanes se Pejes. “100 vjet nga rithemelimi I Patriarkanes se Pejes dhe 100 vjet nga rithemelimi I Patriarkanes se Moskes” theksoi Mitropoliti.

Besimtareve te shumte u foli edhe kryebashkiaku I qytetit te Hrceg Novit Stevan Katiq I cili nder te tjera shprehu kenaqesine e tij per pranine e Mitropolitit ne kete feste ne Topola te Herceg Novit.
Z.Katiq foli per rindertimin e objekteve te kultit ne Topola dhe falenderoi te gjithe ata qe bene te mundur kete gje. Gjithashti ai pershendeti delegacionin nga Rusia qe do te marre pjese ne “ditet e kultures shpirterore ruse”

Pas liturgjise, aktiviteti vazhdoi me zbritjen poshte ne ujrat e pastra te detit Adriatik me pagezimin e femijeve ne breg te detit. Gjate kesaj u pagezuan nje numer simbolik femijesh ku te pranishem ishin nje numer I madh besimtaresh.
Me pas per nder te gjithe te ftuarve u shtrua nje dreke festive ku u mbajten shume pershendetje nga pjesemarresit. Ne emer te delegacionit nga Shkodra fjalen pershendetese e mbajti Z.Pavlo Jakoja-Brajoviq ku nder te tjera theksoi kujdesin dhe ndihmen e madhe qe Mitropolija e Malit te Zi e ne vecanti vete Mitropoliti ka dhene per shoqatat e pakices serbo-malazeze. E gjithe dreka kaloi ne nje atmosfere vellazerore.

 

  


PROF. DR. KAPLLAN BUROVIQ VLERESOHET PER HERE TE DYTE ME ÇMIM NE RUSI

k.rNga instituti kulturoro-historik KURORA SERBE dhe per krijimtarine e tij publicistike letrare dhe shkencore me te cilen ka kontribuar shume per çeshtjen e Kosoves dhe Metohise per ndriçimin dhe triumfin e te vertetes shkencore akademikut prof.Dr.Kapllan Buroviqit i jane akorduar para disa vitesh çmimet KURORA E SERBISE si dhe deshmite Kaloresi Serb dhe Luftetari i shenjte.

Shoqeria shkencore serbe nga Nishi vitin e kaluar me rastin e promovimit atje te librit te tij SKADAR-SHKODRA i ka akorduar atij medaljen e arte VULA E NISHIT e shek.III.

Vitin e kaluar nga Rusija i ka ardhur medalja e arte GJERDANI GJITHESLLOVEN. Para pak ditesh, akademikut prof.dr.Kapllan Buroviqit i vjen nga Rusija edhe çmimi i dyte deshmia  ALEKSANDAR NEVSKI me motivacionin: ne emer te bashkimit kulturoro-historik te popullit rus dhe serb ne fushen shpirterore te harmonise dhe vellazerimit.

Deshmine e ka firmosur vet atamani i kozakeve, koloneli Voislav Vidakoviq. I entuziasmuar dhe dukshem i prekur thelle ne zemer nga ky vleresim i larte nga vellezerit rus megjithese tashme po mbush 82 vjeç syte e tij u perloten. Ashtu i perlotur sikur te ishte para vet Aleksander Nevskit dhe te gjithe brezave paraardhes te popullit rus para hapesires se pamate te atdheut gjitheslloven dhe inspirimit gjitheslloven dhe ne pergjithesi te te gjithe inspirimeve me humane dhe shpirterore aspiratave dhe arritjeve ai tha ne gjuhen ruse: pershendetje dhe shume-shume faleminderit vellezerve rus vellazerimit dhe harmonise.

Akademiku prof. Dr. Kapllan Buroviq megjithese kete vit ka kaluar nje semundje te veshtire akoma eshte i forte. Ai vazhdon te punoj dhe te shkruaj pa u lodhur duke mos pyetur per vitet.

Gjuro M.MILEKIQ, shkrimtar

Svetllana KAPETANOVIQ, gazetare

Aleksa MUZAKA, gazetar